Mbetjet e 59 trupave janë zbuluar në një varr në një rajon të Meksikës që ka pësuar disa nga nivelet më të larta të dhunës së drogës në vitet e fundit, thanë të mërkurën autoritetet meksikane.
Zbulimi i zymtë u bë në komunën e Salvatierras, të shtetit Guanajuato, ku niveli i vrasjeve është rritur mes një lufte të ndezur midis karteleve rivalë të drogës, raporton reuters.
Të paktën dhjetë prej kufomave ishin gra dhe shumica e trupave u përkisnin njerëzve shumë të rinj, madje edhe adoleshentë, sipas Karla Quintana, kryetare e Komisionit Kombëtar të Kërkimit të Meksikës.
Alarmi i ngritur nga të afërmit e personave të zhdukur çoi në zbulimin më të madh të varreve të fshehta në Guanajuato, tha ajo në një konferencë shtypi.
Ndryshe, Meksika njihet për shumë vrasje të autorëve që kurrë nuk zbulohen dhe vend që ka rivalitetet të madh mes grupeve të karteleve të drogës.