Një ekspert meksikan ka gjetur tempullin e parë të perëndisë prehistorike të pjellorisë, Flayed, e portretizuar si një trup njerëzor pa lëkurë, thanë sot zyrtarët.
Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë meksikane tha se zbulimi u gjet gjatë gërmimeve të fundit të rrënojave indiane të Popolok, në shtetin qendror të Puebla.
Instituti njoftoi se ekspertët kishin gjetur dy gurë në formë kafke dhe gurin me imazhin e Perëndisë Xipe Totec, njofton AP.
Ai ka edhe një dorë që varet nga njëri krah, duke sugjeruar se perëndia mban lëkurën e viktimës.
Priftërinjtë adhuronin Xipe Totec duke shpuar viktimat njerëzore dhe pastaj duke veshur lëkurën e tyre.
Rituali konsiderohet një mënyrë për të siguruar pjellorinë dhe rigjenerimin.