Në qytetin Australian të Melburnit janë zgjatur edhe për dy javë kufizimet kundër pandemisë COVID-19, pasi zyrtarët atje thonë se rastet e reja me koronavirus nuk kishin rënë sa duhet.
Kryeministri i Shtetit Victoria, Daniel Andrews, tha se kufizimet do të ishin në fuqi deri më 28 Shtator, me një relaksim të lehtë.
Një lehtësim gradual i masave do të zbatohet nga muaji tetor.
Melburni ka qenë epiqendra e valës së dytë në vend me koronavirus , me të 753 persona të vdekur në Australi.
Australia ka regjistruar gjithsej 26 mijë raste në një popullsi prej 25 milionë.
Zona më e madhe e Melburnit hyri në bllokim të dytë më 9 korrik pas një rritje të rasteve.
U vendosen kufizimet e udhëtimit dhe kufizimet e lëvizjeve gjatë natës, ndërsa dyqanet dhe bizneset ishin të mbyllura, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Bllokimi aktual i fazës së katërt ishte vendosur fillimisht të mbaronte në 13 Shtator, dhe vjen një ditë pasi atje pati edhe protesta që kundërshtonin masat kufizuese kundër pandemisë COVID-19, të vendosura nga autoritetet.