Në mes të shkurtit

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Mirlinda Koxha)

Cicërimë zogjsh i varet qiellit
ia thonë këndimit të butë
ca tinguj me mall i luten luleve
në mes të muajit shkurt
Diellit të largët i çojnë serenata
Bukur e vrullshëm të trokasë në derë
posa të bie gjethja e ahut të fjetur
tjetra rrufeshëm lulëzon
zogjtë lehtë endin këngën e tyre
sa në një vesh e në një kthinë
ky muaj i shkurtër sa thërmi thoi
tokën e djerrë ta kthejë në lëndinë
në lulëzim lehtë vishet edhe kënga e fjetur
Me bareshën maleve kur veron
në ahun e thatë gdhend
tingujt e majave të sythave
në verën e vapës veron
Për një dromcë malli
i ngjyen buzet me puplat e këputura
në ylber si vesë e thellë
Buzëve iu shkëputet
pas perdeve të natës ngjitet
në diell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme