Në mesin e 39 viktimave në Angli, gjashtë vietnamezë

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e 39 viktimave që janë gjetur në një kamion në Essex të Anglisë, besohet se janë edhe gjashtë vietnamezë.

Kjo vjen pas mesazheve të fundit, që një emigrante ia dërgoi nënës së saj, ku ankohej se është duke vdekur, sepse nuk po mund të merrte frymë.

Pham Thi Tra My është 26-vjeçarja që shkëmbeu mesazhet drithëruese me nënën e saj, të cilës i thoshte se e donte shumë, ndërsa shkruante se po vdiste, pasi nuk po mund të merte frymë.


Trafikantëve iu ishin paguar rreth 35 mijë euro, që ajo të udhëtonte përmes Kinës që të arrijë në Britani të Madhe, për “një jetë më të mirë”.

Së paku gjashtë nga 39 viktimat në kamionin famëkeq, besohet se janë vietnamezë, ndërsa në një raport të BBC-së, pretendohet se mes tyre është edhe një 20-vjeçar nga Vietnami.

Ambasada e Vietnamit në Londër, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesa nga familjet vietnameze, që kërkojnë ndihmë për të zbuluar nëse të afërmit e tyre ishin mes viktimave të gjetura të vdekura në pjesën e pasme të kamionit, shkruan Telegrafi.

Gjatë natës së mbrëmshme, policia ka bërë të ditur, se në lidhje me kamionin me frigorifer ku u gjetën të vdekur 39 viktima, është arrestuar edhe një 48-vjeçar nga Irlanda e Veriut. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme