Në mesin e të shkarkuarve, edhe Konsulli që e kishte të kryer vetëm shkollën e mesme

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani i ka liruar nga misionet diplomatike 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës.

Në mesin e të liruarve nga detyra është edhe Afrim Nura, Konsull i Përgjithshëm në Mynih.

Nura sipas CV-së, nuk e ka të përfunduar arsimin e lartë.

Ai shkruan se nuk ka mundur ta përfundojë Fakultetin e Mjekësisë, pasi gjatë viteve 1989-1991, fakulteti ishte mbyllur nga regjimi serb, shkruan Gazeta Insajderi.

Nura më poshtë sqaron se e ka kryer edhe një akademi në Mynih.

Ndërkohë, ambasadorët dhe kunsujt tjerë të liruar nga detyra janë: Beqë Cufaj – Ambasador në Gjermani, Shpend Kallaba – Ambasador në Hungari, Lirim Graiçevci – Ambasador në Holandë, Gëzim Kasapolli – Ambasador në Kroaci, Ylber Hysa – Ambasador në Mali të Zi, Avni Kastrati – Ambasador në Slloveni, Mimoza Ahmetaj – Strasburg, Gjergj Dedaj – Ambasador në Maqedoninë e Veriut, Avni Arifi – Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Ahmeti – Ambasador në Katar, Hajdini Abazi – Ambasador në Australi, Arbër Vllahiu – Ambasador në Pragë, Qëndrim Gashi – Ambasador në Francë, Nait Hasani – Shqipëri dhe Esat Brajshori – Konsull i Përgjithshëm në Zarë.

Të ngjashme