Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas parashikimeve të Institutit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende, ditën e hënë dhe të mërkurë mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
”Nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius”, njofton IHMK.
Sipas Institutit, do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.