Në MFSK hapet Zyra për bashkëpunim të mbrojtjes e Ambasadës amerikane

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 17:05 | Nga

Që nga sot, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), do të jetë e hapur zyra e përhershme e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes (Office for Defense Cooperation-ODC), e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), e cila do të funksionoj, tani e tutje, në bazë ditore.

Hapjen zyrtare të Zyrës së ODC-së në MFSK e bëri ministri i FSK-së, Haki Demolli i cili e vlerësoi këtë akt, si moment mjaft të rëndësishëm, sepse tani e tutje praktikisht, bashkëpunimin e suksesshëm të do ta realizojmë duke qenë më afër dhe në kontakt në baza ditore.

Më tutje, Ministri Demolli, në emrin e tij, të Komandantit të FSK-së dhe gjithë stafit të Ministrisë dhe Forcës u shpreh, se personeli i Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes të ShBA-ve, do të kenë përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme gjatë shërbimit të tyre në ambientet tona.

Nga ana e tij, shefi i ODC-ShBA, major Brian Devlin tha se kjo zyrë do të kontribuojë edhe më shumë në thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK/FSK dhe Ushtrisë së ShBA-ve.

Zyra për Bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes është strukturë përgjegjëse për bashkëpunim bilateral në fushën e mbrojtjes në mes të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe strukturave ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga shefi i Zyrës për Bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes (US-ODC).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme