Në Mjekësinë Sportive po trajtohen 90 pacientë me Covid-19, vetëm 4 shtretër janë të lirë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 11:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e numri të rasteve me Coronavirus në vend ka bërë që objekti i Mjekësisë Sportive të mbushet me pacientë.

Aktualisht në këtë klinikë kanë mbetur edhe katër shtretër të lirë për personat që kërkojnë hospitalizim, tha në një intervistë për Ekonomia Online, menaxheri i kësaj klinike Artan Ahmeti.

Por Ahmeti sqaroi se gjatë ditës mund të rritet edhe numri i vendeve të lira.

“Në këtë klinikë ka pak vende të lira, realisht sot i kemi vetëm 4  vende të lira në këtë mëngjes por gjatë ditës sigurisht do të bëhen edhe lirime të pacientëve të tjerë dhe do të rritet numri i vendeve të lirë, përndryshe tash ekziston edhe Klinika Infektive 3, kur ajo është paraparë për pacientët e ri të cilët do të kërkojnë hospitalizim”.

Menaxheri i kësaj klinike, thotë se numri i pacientëve që trajtohet me Covid-19 në Mjekësinë Sportive është 90.

“Ne Klinikën Infektive 2 ose objekti i Mjekësisë Sportive, kapacitetet janë të mbushura në dy javët e fundit, pra kapacitetet maksimale i kemi 95 pacientë dhe gjithashtu i kemi tri raste të cilat janë për çështje të dializës tri vende të lira në të cilat pacientët që janë të hospitalizuar këtu por kanë nevojë edhe për hemodializë. Gjatë këtyre dy javëve të fundit kemi pranime dhe lirime dhe numri i pacientëve është rreth 90”.

Ndërsa sa i përket moshës që është më e atakuar nga Covid-19 në Klinikën “Covid 2”, ai tha se të gjitha moshat janë prezent, raporton EO.

“Realisht nuk kemi ndonjë kufizim të madh të moshës, të gjitha moshat janë prezent këtu prej atyre të cilët janë të moshës mesatare dhe deri të pleqtë që janë mbi moshën 80 vjeçare, kurse për moshën pedriatike kujdeset klinika e Pediatrisë”.

Të ngjashme