Ekspedita e Klubit Alpin Prishtina në Everest, po niset e përgjysmuar, kjo për shkak të mungesës së financimit.
Prandaj nga katër persona sa pritej të merrnin pjesë në këtë ekspeditë – Nazmi Hasanramaj, Arieta Mula, Qendrim Sopi dhe Haki Hasanramaj – në ngjitje të malit më të lartë në botë, të hënën nga aeroporti i Prishtinës do të nisen vetëm dy – Nazim Hasanramaj e Arineta Mula.
“Ekipi ishte i motivuar dhe i përgatitur në të gjitha aspektet, i determinuar dhe i bashkuar në qëllimin final, përfaqësimin e denjë të Kosovës në Mount Everest; çdo njëri anëtar i Ekspeditës e kishte rrolin e vet në Ekip, por në ndërkohë u shfaqen probleme që patjetër do të diskutohen nga opinioni sportdashës”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Sidoqoftë, Klubi Alpin Prishtina është iniciator dhe organizator i Ekspeditës së Kosovës në Everest, dhe këtë projekt ne do ta shtyjmë me gjithë forcën, pavarësisht pengesave që janë shfaqur dhe mund të shfaqen ditët e ardhshme”.
“Përgjysmimi i Ekipit tonë do mbesë njollë në Alpinizmin e vendit tonë”, thuhet në letrën e shkruar nga kryetari i Klubit Alpin Nazmi Hasanramaj.