Në NBA nuk presin që tifozët të kthehen këtë vit

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Shumica e garave sportive po përgatiten për rifillim pa praninë e shikuesve, ndërsa komisioneri i NBA-së, Adam Silver ka dërguar konceptin në nivel tjetër të premten, ka shkruar Reuters.

Liga më e famshme në botë e basketbollit, NBA, mund të përfundojë duke luajtur pa tifozë në palestra deri në vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Është raportuar se Silver këtë e ka thënë gjatë një video-konference me lojtarët e NBA-së.

Në fakt ka pasur raportime të ndryshme lidhur me atë që është thënë në këtë konferencë. Në video-konferencë mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Lojtarëve të NBA-së, Michele Roberts. Video-konferenca është mbajtur për të njoftuar lojtarët për statusin e ligës pas krizës së krijuar.

Në qershor pritet të merret vendimi për atë se kur mund të vazhdojë NBA-ja. Në takim po ashtu është bërë e ditur se 40 për qind e të hyrave sigurohen nga prania e tifozëve në palestra dhe zhvillimi i ndeshjeve pa shikues do të ketë ndikim të madh financiar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme