Në nderim, të DMX, biznesi i Kanye West rritet për një milion dollarë

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti i njohur, Kanye West, ka vendosur që të nderojë të ndjerin DMX, në mënyrë tejet të veçantë.

Ai ka bërë bluza speciale me fotografinë e reperin, për të kujtuar veprimtarinë e tij, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, të tilla të dizajnuara nga ‘Balenciaga for Yeeze’ kanë arritur që të shiten në masë të madhe.

Një ndryshim i këtij lloji ka bërë që biznesi i Kanye të rritet, duke u shtuar rreth një milion dollarë.

Imazhi është publikuar edhe në rrjetin social Instagram të DMX, derisa vërehet se ka datën e lindjes dhe të vdekjes së tij.

Theksojmë se i ndjeri ndërroi jetë për shkak të një sulmi në zemër, për shkak të overdozës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme