Sot në Nish do të mbahet një tryezë rreth dialogut të brendshëm për Kosovën.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe ministri i Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhiq do të jenë pjesë e takimit që mbahet në orën 12:00 në Rektoratin e Universitetit të Nishit.
Kjo tryezë është organizuar nga Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave, bën të ditur zyra e Gjuriqit.
Dialogu për Kosovën po bëhet me nismën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.