Në një lidhje me The Weeknd, Angelina Jolie reagon për herë të parë

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Prej kohësh përflitet se aktorja Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd janë më shumë se miq. Madje, dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por asnjë nuk ka preferuar të komentojë dyshimet.

Së fundmi, Jolie iu shmang pyetjes në lidhje me marrëdhënien e saj me The Weeknd gjatë promovimit të filmit të fundit ku ka luajtur, “Eternals”.

Teksa ishte e ftuar në “Daily Pop” me kolegen e saj Salma Hayek, prezantuesi Justin Sylvester e pyeti Jolie nëse fëmijët e saj janë më të emocionuar për filmin e ri apo për miqësinë e saj me këngëtarin The Weeknd.

“Ata janë shumë të emocionuar për këtë film, nëse kjo është ajo që po kërkoni”,- tha Jolie duke qeshur.

“Ata janë shumë të emocionuar për këtë film”, përsëriti ajo.

Edhe pse janë parë shpesh bashkë, mes tyre nuk është vënë re asnjë gjest që të konfirmojë se kanë një lidhje, kështu që natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë.


Të ngjashme