Në një sallon bukurie kapen 5 aparate për lojëra

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 14:12 | Nga

Në një sallon bukurie në Prishtinë, janë kapur pesë aparate të lojërave të fatit të cilët akne qenë të pa licensuar.

Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të Doganës së Kosovës.

“Njësitet e Doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll në një lokal në Prishtinë ku edhe janë kapur 5 aparate për lojëra fatit të pa-licencuar. Njësitet e Doganës i janë përgjigjur thirrjes nga një qytetar që ka lajmëruar se në këtë lokacion ka aktivitet të dyshimtë që ndërlidhte me lojëra fati. Lokacioni i dyshuar mbante mbishkrimin “STUDIO BUKURIE” ku pas kontrollit të ushtruar nga ana e oficerëve doganor janë gjetur 5 aparateve për lojëra të fati të pa licencuar, respektivisht ilegale”, thuhet në njoftimin e Doganës.

kazino

Të gjitha aparatet janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtësve.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në [email protected]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme