Është hapur “Kampi pyjor 2024”, në Novobërdë, i cili ka qëllim promovimin e vlerave të pyjeve, si dhe rëndësisë e tyre për jetesën e komuniteteve lokale dhe zhvillimin ekonomik të vendeve rurale, raporton Ekonomia Online.
Zv.ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi, tha se përgjegjësia për ruajtjen dhe menaxhimin e mirë të pyjeve nuk është vetëm institucionale, por edhe njerëzore, prandaj edhe ka kërkuar kujdes nga të gjithë.
Ai më tej ka sqaruar se nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë mbjell mbi 1.5 milionë fidanë, duke shtuar se përmes zbatimit të objektivave të zhvillimet të qëndrueshëm synojnë një të ardhëm më të gjelbër.
“Përgjegjësia për ruajtjen dhe menaxhimin e mirë të pyjeve nuk është vetëm institucionale, por edhe njerëzore. Gjatë këtij mandati hartuam dhe miratuam strategjinë për zhvillimin e pylltarisë me plan të veprimit, strategjinë për komunikim dhe informim në sektorin e pyjeve. Krijuam task-forcën si mekanizëm për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve”.
“Hartuam planin kombëtare të pyllëzimit dhe ri pyllëzimit ku që nga viti 2021 deri në vitin 2023 kemi mbjell mbi 1.5 milionë fidanë. Ky kamp pyjor është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohurit dhe për t’i inkurajuar të rinjtë që t’i ruajnë pasurit natyrore. Së bashku me ambasadën suedeze, BE dhe FAO synojmë një të ardhëm më të gjelbër përmes zbatimit të objektivave të zhvillimet të qëndrueshëm”.
Kryetarja e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës, Fitore Pacolli, tha se me Ligjin e ri për Pyetjet janë adresuar problemet kryesore si dhe institucionet përgjegjëse do ta kenë më të lehtë që të kërkojnë përgjegjësi për shkelësit, raporton EO.
“Me ligjin e ri kemi adresuar problemet kryesore dhe po shpresoj që viteve në vijmë do të kemi një pasqyrë të sak të ligjit. Me ligjin e ri e kemi vendos adresën të një institucion përgjegjës dhe do ta kemi me lehtë që të kërkojmë përgjegjësin për zbatimin e ligjit”.
Fatos Mulla nga Ambasada suedeze, tha se që nga viti 2003 qeveria suedeze ka investuar mbi 12 milionë euro për sektorin e pylltarisë.
“Që nga viti 2003 qeveria suedeze ka investuar mbi 12 milionë euro për të mbështetur përpjekjet për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të pylltarisë në Kosovë. Sektori është i kufizuar nga mungesa e profesionistëve të kualifikuar pyjor, dhe stafit të trajnuar”.
“Ky projekt ka synuar të adresoj këto sfida duke promovuar një qasje pjesëmarrje dhe me shumë qëllime për menaxhimin e pyjeve”.