Shqiptari nuk proteston për çmimin e bukës;
Nuk proteston që detyrohesh të flesh me ujë të valë, në përqafimin e shishes së plastikës;
Nuk proteston që nuk ke pare ta ngrohësh shtëpinë, dhe rri nëpër shpi me gozhup (i bërë nga lëkura e deles së paqethur)… dhe normal që e pshtjell përmjetin me atki.
Nuk proteston që ministri i financave flet për probleme globale, e nuk të tregon ty se qysh ndodhi që për 1 javë Trusti pensional i humbi 90 milionë Euro!
Crtani filmi merret me Vulinin, pra merret me probleme që nuk kërkojnë zgjidhje as përgjigje.
Por nuk na tregon neve: pse ne nuk kemi të drejtë t’i tërheqim paret tona të trustit, e ata kanë të drejtë t’i humbni ato!
Ku kanë humbur paret tona?
Nuk protestoni për rroga të vogla;
Për pensione diskriminuese;
As pse shteti ua jep milionat tregtarëve skllavopronarë, që i larguan nga puna 1500 gra shtatzëna (që dihen, plus gra të tjera që nuk e kanë lajmëruar rastin), po dihet pse…
Pra shtatzënat kanë kërkuar ndihmë, por shteti nuk i ka përfilluar…përkundrazi, ky pushtet, krejt Fondin e Ringjalljes ua ka dhënë milionerëve!
Për ilaçe të helmuara e për vaksina me afat të skaduar, as për këtë arsye s’ka protesta.
Nuk protestoi kush kurrë (bile as nuk pyesni) pse Kosova nuk e ka paditur Serbinë për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve;
Së paku një padi për vrasjen e fëmijëve….një shqiptar nuk qe i zoti të kërkojë drejtësi për fëmijët e masakruar.
Të gjithë të koncentruar ta çojnë Lirinë në Hagë.
Albin Kurti: As nuk e begeniste Lirinë që ia solli UÇK-ja, as nuk ishte i zoti ta sillte një Liri të veten…personale.
“S’ta pranoj unë Lirinë tënde…Urie vdes e bukën s’ta ha”! – me këso manipulime e fitoi pushtetin, e pushteti ia zbuloi fytyrën e vërtetë të rrenësit.
Nuk pyet kush pse komandantët e UÇK-së ndodhen në Hagë, por pyesin pse Zelensky është kaq trim!
Vdekja në luftë nuk është lajm.
Ju jeni të mërzitur pse Zelensky qe tri herë ka thënë ‘se kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni gjallë’,
por nuk pyesni kur e keni parë për herë të fundit motrën e vëllain tuaj;
Ju nuk keni kërkuar dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin dhe rrënimin e Kosovës, por e merr në përgjegjësi Rusinë për rrënime në Ukrainë!
Nuk pyet për Fondin e emergjencës (se si është shpenzuar);
Nuk pyet për Fondin e Mbrojtjes (kush e menaxhon);
Nuk pyet për Fondin e Ringjalljes (si është avulluar);
Nuk të pengon ty pse serbët ngrohen pa pare, sepse rrymën ua paguan ti.
Vetë mërdhihesh për mirëqenie të serbëve, aq shumë i do serbët Albin Kurti.
Nuk pyet pse Kadri Veseli ka qenë i bindur se Albin Kurti do ta kthejë Serbinë në Kosovë!
Nuk pyet pse veç Serbia dhe Kosova e kanë refuzuar gazsjellësin amerikan!
Nuk pyet pse Kosova është kundër pavarësimit të Eropës nga gazsjellësi rus!
Albin Kurti i ka refuzuar 200 e kusur milionë dollarë donacion të Amerikës për gazsjellësin!
Why?
Hatri i kujt?
Kujt i konvenon ky refuzim, përveç Rusisë dhe Serbisë!
P.S. Qeverinë e kemi ‘shtetase të huaj’. Edhe Presidenten….
Ata janë mbi kalë.
Pyetja është: Ti kush je!
As kjo pyetje s’të intereson, sepse kur merresh me vetveten ndjehesh i vogël, prandaj merresh me probleme të huaja, për t’u ndjerë i madh…
Problemet e huaja nuk kërkojnë zgjidhje nga Ti, prandaj nuk merresh me problemet tua.
Plus je frajer!
Vërejtje: Ndoshta nuk është kështu qysh po them unë!