Në Obiliq të gjitha rrugët janë të kalueshme

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Përkundër reshjeve të vazhdueshme në Obiliq të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente që nga orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës është duke menaxhuar me ekipet në terren, në mirëmbajtën e rrugëve në të gjithë territorin e Komunës së Obiliqit.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme për momentin, vështirësi ka pasur në vendet kryesisht malore, Breznicë, Kozaricë, Graboc , Siboc, Shipitullë. Ju njoftojmë se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kompania e kontraktuar janë në shërbim 24 orë.
Ju lutemi që të kontaktoni në këta numra telefoni: 045 163 100, 044 402 842, 044 401 366

Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin në rrugë pa goma të dimrit dhe pajisje tjera dimërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme