Në oborrin e UP-së nuk gjenden mbetje mortore, gërmimet në ditën e tretë

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 09:44 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në oborrin e Universitetit të Prishtinë (UP), kanë vazhduar gërmimet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë dy ditëve që është gërmuar në këtë lokacion nuk janë gjetur mbetje mortore.

Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara tha se gërmimet kanë filluar në bazë të dëshmive të ofruara nga qytetarët, dhe do të vazhdojnë deri në vlerësimin e gjithë lokacionit.

“Sot është dita e tretë e gërmimeve vlerësuese, e rëndësishme është që të gjitha informatat që janë prezantuar në kërkimin e dëshmive në institucionet përkatëse të adresohen tutje për vlerësimin e hapësirave të shënjuara. Deri me tani nuk është hasur në mbetje mortore, qoftë mbetje kockore apo në gjurmë në vend varrezë të mundshme individuale”.

“Gjatë gërmimeve punojmë në bazë të rekomandimeve qe janë në lokacion. Varësisht të ekspertëve arkeolog do të shënohet gjithë hapësira dhe do të vlerësohet. Gërmimet do të vazhdojnë deri në adresimin e plotë të vlerësimeve të dëshmive në tërë lokacionin me urdhëresë të prokurorisë”.

Gara theksoi se ka edhe disa lokacione në Serbi të cilët duhet gërmuar, por që mbetën sfidë. Siç tha ai vetëm bashkësia ndërkombëtare mund të shtyje Serbinë për bashkëpunim me Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Brenda territorit janë më shumë se 25 lokacione ky ka qenë i 26 që janë plotësuar gjatë këtij viti. Ka disa lokacione tjera nga prokuroria që ti trajtojmë si informata. Brenda mundësive do të sqarohet mundësia që të përfshihen në planin e gërmimeve. Varet nga dinamika e punës se sa ditë do të marrin varen edhe kushtet klimatike”.

“Republika e Kosovës është shembull për me urën e trajtimit dhe procedimin e informatave në rajon, çdo informacion trajtohet si rast prioritar. Jemi në koordinim me ShBA, lokacionet e Serbisë janë sfidë. Kemi qenë në disa lokacione në Serbi, por janë lojëra të vazhdueshme të palës serbe në këtë proces. Presioni i bashkësisë ndërkombëtare mund të shtyjë Serbinë që të jetë bashkëpunuese dhe t’i hap arkivat”, u shpreh Gara.

Arsim Gërxhaliu drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore ditë më parë kishte konfirmuar për EO fillimin e gërmimeve.

Gërmimet po bëhen urdhëresë të prokurores Drita Hajdari në një lokacion afër vendit ku ka pasur gërmime edhe para 3 vitesh.

Të ngjashme