Në Odën Ekonomike themelohet Departamenti i shëndetësisë

Prishtinë | 06 Gus 2024 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Asociacionin e Spitaleve Private, ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me të cilën themelohet Departamenti i Shëndetësisë në Odën Ekonomike të Kosovës, që ka për qëllim të kontribuojë drejt zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit shëndetësor në Kosovë.

“Ky bashkëpunim synon që të ndërtojë Strategjinë për mbështetjen e sektorit privat shëndetësor, si the të thellojë bashkëpunimin me institucionet gjegjëse, gjithnjë në të mirën e qyetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Kryetari Rafuna u shpreh i kënaqur që OEK hap edhe një degë të re.

“Ky Departament i ri në OEK zgjeron fushëveprimin tonë dhe është një vlerë e shtuar për Odën Ekonomike. Është një mundësi e madhe për institucionet shtetërore që të pranojnë propozimet profesionale, konkrete, në fushën e politikë-bërjes, e që do të ndikojnë në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë në përgjithësi në Kosovë”, u shpreh ai.

Të ngjashme