Presidenti Hashim Thaçi bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë Tomisllav Nikoliqin presidentin e Serbisë dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel në ora 21:00.
Takimi bilateral, do të ndërmjetësohet nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme.
Kujtojmë se dialogu Prishtinë-Beograd që zhvillohet në Bruksel si dhe për herë të parë u mbajt edhe në nivel presidentësh. Nga delegacioni i Kosovës herën e parë mori pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kurse nga ai serb, kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe presidenti Tomisllav Nikoliq.(Lajmi.net)