Parlamenti evropian sot do t’i shqyrtojë raportet për përparimin e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Eurodeputetët të mërkurën do të votojnë për rezolutat e ndara për përparimin e Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën në Maqedoni.
Në projekt-rezolutën për Maqedoninë theksohet se Shkupi duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe të ndërmarrë reforma vendimtare në sferat e qeverisjes së të drejtës, gjyqësisë, korrupsionit, të drejtave të njeriut, punët e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Pritet që eurodeputetët ta përshëndesin përmirësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ata do të bëjnë thirrje për investimin e përpjekjeve shtesë për t’i implementuar marrëveshjet, tërësisht dhe në kohë, si kusht për hyrje të vendeve në Union.