Në shkollën “Asdreni” në Pejë, një vëzhgues ka pasur në çantën e tij disa fletëvotime të mbushura, që anojnë kah një parti politike.
Ai këto fletëvotime ka tentuar t’ju japë disa qytetarëve, të cilët i njihte e që duhej thjesht t’i fusnin në kuti të votimit, raporton Klan Kosova.
Rasti është lajmëruar menjëherë dhe është raportuar në polici dhe prokurori.
Sipas zëdhënësit të policisë, Xhevat Ibraj, vëzhguesi është duke u intervistuar.