Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka njoftuar se rreth 80 persona do të testohen sot për koronavirus.
Kjo drejtori ka njoftuar se nga ora 11:00-15:00 rruga para ambulantes së Mjeksisë Familjare në Lagjen Kristal në Pejë do të jetë e bllokuar.
Kjo për arsye se, sipas tyre, në këtë objekt shëndetësor kanë filluar testimet.
“Njoftojmë qytetarët e komunës së Pejës se nga ora 11:00-15:00 rruga para Ambulantes së Mjekësisë Familjare në lagjen Kristal do të jetë e bllokuar për shkak së në këtë objekt shëndetësorë tani sa kanë filluar testimi nga ekipet e Institutit të Shëndetit Publik për personat e verifikuar si raste kontakti. Janë afërsisht 80 raste kontakti që do tu merren mostrat për testim nga IKSHP-ja”, thuhet në njoftim.