Policia njofton se në fshatin Vitomiricë të Pejës, një person duke e drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës e ka goditur biçiklistin.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.