Me rastin e 75-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″, raporton Ekonomia Online.
Organizatorja e kësaj ekspozite, Shqipe Canolli, tha për Ekonomia Online se në këtë ekspozitë janë 15 artikuj ku paraqitet eksodi i shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
“Kjo ekspozitë është hapur me rastin e 75-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe përmban 15 artikuj të përzgjedhur nga mijëra artikuj të shtypit britanik për luftën në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe kjo ekspozitë përcillet përmes këtyre artikujve dhe me imazhe të caktuara të cilat paraqesin eksodin e madh shqiptar gjatë luftës në Kosovë”, tha ajo.
Canolli tha se me ndihmën e poetit Neo Malkolm janë siguruar këto artikuj.
“Këta artikuj i kemi marrë nga poeti, historiani i njohur Neo Mallkolm”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.
Canolli ka thënë se kjo ekspozitë do të jetë e hapur disa ditë.