Nga gjysëm orë kanë pritur bashkatdhetarët të hënën në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë duke shkaktuar kështu kolona 100-metërshe në hyrje si dhe 250 metërshe në dalje.
Ndërkohë në Merdare pritjet për të hyrë kanë qenë prej 10 deri në 15 minuta.
Në Muçibabë, pritjet kanë qenë prej 30 deri në 35 minuta për të hyrë si dhe për të dal 5 minuta. Kolona në hyrje ëhstë e gjatë 170 metra.
Në Jarinjë, Han i Elezit e Vërmicë, pritjet janë prej 5 deri në 15 minuta./RTK