Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka pritur në pikën kufitare të Hanit të Elezit, Recep Gündüz–Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë; Nurullah Yildiz–Shef i Departamentit të Shërbimeve të Rinisë dhe Sportit në Bashkinë e Bursës: Şaban Gülsen–President i Federatës së të gjitha Shoqatave Rumeliane.
Bashkë me ta ishin dhe disa fëmijë nga Bursa e Turqisë me prejardhje shqiptare, të cilët erdhën në vizitë për t’u njoftuar më shumë me Kosovën, vendet historike dhe kulturore shqiptare në Kosovë.
“Ndjesi e veçantë të shohësh entuziazmin e këtyre fëmijëve teksa shkelin në tokën e shenjtë të Kosovës, e që shumë prej tyre e kishin për herë të parë vizitën këtu, ku ato tregimet e bukura dhe heroike që ua kanë treguar gjyshërit për shqiptarët dhe Kosovën, sot u bënë realitet për të gjithë këta fëmijë”, ka shkruar Ballazhi në faqen e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Dielli i ditës së sotme që mbizotëroi mbi Hanin e Elezit, padyshim i ngrohi edhe zemrat tona kur në pikën kufitare të Hanit të Elezit me Maqedoninë e Veriut, mirëprita z.Recep Gündüz–Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, z.Nurullah Yildiz–Shef i Departamentit të Shërbimeve të Rinisë dhe Sportit në Bashkinë e Bursës, z.Şaban Gülsen–President i Federatës së të gjitha Shoqatave Rumeliane, e bashkë me ta edhe disa fëmijë të mrekullueshëm nga Bursa e Turqisë me prejardhje shqiptare, të cilët erdhën në vizitë për t’u njoftuar më shumë me Kosovën, vendet historike dhe kulturore shqiptare në Kosovë, si dhe që këtyre fëmijëve t’iu hapet një derë drejt një bashkëlidhje edhe më të fuqishme të komunitetit shqiptar të Bursës së Turqisë me Kosovën tonë.
Ndjesi e veçantë të shohësh entuziazmin e këtyre fëmijëve teksa shkelin në tokën e shenjtë të Kosovës, e që shumë prej tyre e kishin për herë të parë vizitën këtu, ku ato tregimet e bukura dhe heroike që ua kanë treguar gjyshërit për shqiptarët dhe Kosovën, sot u bënë realitet për të gjithë këta fëmijë.
Hani i Elezit, porta dhe imazhi i parë i mikëpritjes shqiptare të Kosovës për çdo mik!