Një 29 vjeçare në Poloni ka lindur gjashtënjakë, që është rasti i parë në këtë vend.
Foshnjat nga të cilat katër janë vajza kanë lindur me prerje cezariane në Qendrën Universitare në Kraikov të Polonisë.
Nëna dhe të porsalindurit janë mirë, raporton Asociated Press duke përmendur se lindja e gjashtënjakëve ndodh një në pesë miliardë.
“Kjo është hera e parë që në Poloni lindin gjashtënjakë dhe kjo është e rrallë edhe në botë”, ka thënë shefi i repartit të Neonatologjisë Rchard Loterbah duke shtuar se kjo ka qenë befasi pasi që mekët kanë pritur pesë foshnje.
Presidenti i Polonisë Andrej Duda ka uruar prindërit dhe mjekët në Twitter derisa klubi futbollistik Kraykov ka dhuruar bileta për tëë jetën për të shikuar ndeshjet e tyre.
“Nuk e dimë për kënd anojnë prindërit e juaj, por ne juve fëmijë u japim bileta të përjetshme”, shkruajnë nga klubi në Twitter.