Ekonomia Online
FUNDIT

Në Prishtinë do të ketë balotazh ndërmjet Vitisë (VV) dhe Ramës (LDK)

Në Prishtinë do të ketë balotazh ndërmjet Vitisë (VV) dhe Ramës (LDK)

Prishtina do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Prishtinës sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti Source. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përkundër pritjeve të partisë, nuk ka arritur ta fitojë garën qysh në raundin e parë, përkundër se ka dalë i pari. Vitia ka arritur rezultat […]

Prishtina do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Prishtinës sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti Source.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përkundër pritjeve të partisë, nuk ka arritur ta fitojë garën qysh në raundin e parë, përkundër se ka dalë i pari.

Vitia ka arritur rezultat prej 44.5% për qind në Prishtinë.

I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ismaili në këtë garë ka kapur shifrën e 20.9%.

I katërti është Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 5.9%, derisa kandidati i Aleancës Kosova e Re, Gëzim Mehmeti me 2.2%.

Të ngjashme