Në Prishtinë ekspozohen pamje të Tiranës ndër vite

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 11:46 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni “Alsar” dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës kanë përuruar ekspozitën “Tirana 100 vjet kryeqytet”, me ç’rast u theksua se kjo ekspozitë risjell historinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, tha që ky aktivitet dhe kjo ekspozitë është e një rëndësie shumë të madhe.

“Është e rëndësishme për neve kjo ekspozitë sepse qëllimi i saj është të përshkruajë historinë e vendit përmes pamjeve të përshkruara”, tha Matoshi .

Mehdi Gurra, kryetar i fondacionit “Alsar” tha që përmes pamjeve të përshkruara dhe bashkëpunimit të ndërsjellë sillet historia dhe etapat e historisë së Shqipërisë dhe kryeqytetit të saj.

“Falë fondacionit ‘Alsar’, ne kemi tashmë mundësi të shohim nga e kaluara dhe të paraqesim një etapë të re”, përfundoi Gurra.

Të ngjashme