Në Prishtinë kanë filluar testimet rapide

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Prishtinës nga e hëna ka filluar testimi me teste rapide antigjenike.

Sipas  njoftimit të komunës po bëhen në  Qendrën e Mjekësisë Familjare 7, në lagjen Emshir.

Njoftimi i plotë:

Prej dje në Komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Testimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 7, në lagjen Emshir dhe ka një besueshmëri prej 99.7% te rastet pozitive.

Pa dyshim se ky lloj i testimit do të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë #covid19 pozitiv duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit.

Me këtë test qytetarët rezultatin e marin 20 minuta pas testimit. Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme