Në Katedralen “Nëna Terezë” është mbajtur mesha për veprimtarin Adem Demaçi.
Drejtuesi i kësaj meshe, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji tha se Adem Demaçi ishte njeri që ka dashur lirinë dhe atdheun.
“Sot kemi ardhë për të kremtuar ditën e diel. Dëshiroj të përgëzoj një grup të njerëzve që kanë dashur të lutën me ne për shpirtin e Adem Demaçit. Kisha dashurinë e vet për atdheun e ka në lutje. Kisha nuk priton ti bashkohet lutjeve për një njeri që ideal e kishte lirinë dhe e ka dëshiruar me gjithë zemër të mirën e njerëzve në këtë vend. Ai sot nuk është me ne, i është bashkuar një atdheu të ri. Ai sot e sheh ndryshe botën, jetën dhe ata që është bashkuar. Populli nuk duhet ta përbuz lirin, duhet ti falënderohemi gjeneratave që kanë sakrifikuar për të”, tha ai.
Vajza e Adem Demaçit, Abetare me Demaçi u shpreh mirënjohëse për këtë shërbesë
“Ishte njeri i kombit, njeri që i ka besuar Zotit dhe ju falënderojmë për këtë shërbesë”, tha ajo.