Me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka organizuar një ceremoni përkujtimore si dhe ekspozitë me fotografi, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar ka thënë se po i nderojnë 251 dëshmorët dhe 2 000 mijë veteranët e sulmit terrorist të FETO në 2016.
“Në përvjetorin e katërt të sulmit më të përgjakshëm qe ju ekspozua Turqisë sot falë guximit dhe popullit turk të cilët për të mbrojtur republikën dhe demokracinë e Turqisë flijuan jetën e tyre”.
“Edhe për shkak pandemisë ne nuk kemi mundësi që të gjithë fizikisht të jemi këtu së bashku në mënyrë digjitale të dukemi par kujtimit të shenjtë para 251 dëshmorëve që ranë në atë natë mizore dhe nderojmë sakrificat e më shumë se 2 000 veteranëve”.
Ndërkaq, deputeti Fikrim Damka, tha se kombi turk ka treguar një shembull të një rezistence të lavdishme kundër FETO-së, dhe sipas tij, nuk i është dorëzuar një fuqie tjetër kundër vullnetit të vet.
“Kombi turk ka treguar një shembull të një rezistence të lavdishme kundër FETO-së e cila u përpoq të uzurpojë të drejtën e sovranitetit dhe nuk i është dorëzuar një fuqie tjetër kundër vullnetit të vet. Duke shndërruar 15 korrikun në një sagë të lavdishme populli turk ka demonstruar përkushtimin e tyre mbi atdheun dhe sovranitetin”.
Me këtë rast e pranishme ishte edhe deputetja e parlamentit të Kosovës Fidan Brina Jilta. Ajo tha se kanë kaluar katër vjet pas tentativës së grusht-shtetit të nisur nga organizata terroriste FETO.
“Kanë kaluar katër vite pas tentativës së grusht shtetit të nisur nga organizata terroriste Fetullahiste FETO të cilët cenuan demokracinë e Republikës së Turqisë dhe vullnetit kombëtar të popullit turk”.
“Planet të cilat i bënin pas dyerve të mbyllura militantët e FETO-s nuk kishin llogaritur diçka, ajo është se kombi turk është komb shumë i guximshëm dhe trimërojë të cilit mund të japin edhe jetën pa iu trembur syri kur është fjala për fe dhe atdhe”.