Në Prishtinë zbulohen dy pllaka përkujtimore të Shtabit Qendror të UÇK-së

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot në Prishtinë u bë zbulimi i dy pllakave të Shtabit të Qendror të UÇK-së në rrugën “Agim Ramadani” dhe në lagjen “Kodra e diellit”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se vendosja e këtyre dy pllakave po bëhet pasi që në këto dy vende janë kryer organizimet e para të aksioneve të pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas tij, në këto vende gjatë viteve 1994-1997 janë marrë vendime të mëdha për vendin.

“Sot kemi bërë zbulimin e dy pllakave të UÇK-së. Këto pllaka janë bërë për arsye se në vitin 94-97 ka pasur një shtab qendror të UÇK-së kanë punuar celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare. Janë marrë vendime të mëdha për vendin si dhe janë marrë vendime të mëdha për kryerjen e aksioneve të UÇK-së. Organizata e Veteranëve të luftës e ka ndjerë për obligim që ti vendos këto dy pllaka”, u shpreh Gucati.

Në këtë organizim morën pjesë gjenerali Rexhep Selimi, Nehat Hasani, Bislim Zogaj, Zahir Pajaziti, Lahi Ibrahimi e pjesëmarrës të tjerë.

Të ngjashme