Në pritje të numrave, Haradinaj freskohet në pishinë

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 18:46 | Nga

Derisa partitë politike po presin që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që të freskohet në një pishinë.

Haradinaj është parë teksa kalonte ditën sot në njërën nga pishinat e kryeqytetit, një ditë pasi vizitoi familjen e Ibrahim Rugovës, raporton “Insajderi”.

E sa i përket formimit të qeverisë së re, Haradinaj është shprehur disa herë i bindur se ai do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Zyrtarë të partisë së tij, AAK, kanë thënë të enjten se koalicioni PAN ka siguruar votat për formimin e qeverisë. Sipas zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, koalicioni PAN po punon për të siguruar një bazë përfaqësuese më të gjërë për legjislativin e ardhshëm.

“Haradinaj i nominuar për kryeministër është duke bërë përpjekje me sigurua një mbështetje me bazë më të gjerë për Qeverinë e tij, nuk është në përpjekje për të siguruar numrat e domosdoshëm po me siguri një bazë përfaqësuese më të gjerë”, kishte thënë Nitaj.

Partia e Haradinajt, AAK, kishte lidhur një koalicion parazgjedhor me dy partitë e tjera politike, PDK-në dhe NISMA-n.

Në pritje të seancës konstituive, Haradinaj freskohet në pishinë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme