Prishtinë, 9 nëntor – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur të grumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.
Policia, ka njoftuar prokurorin kujdestar të krimeve të renda dhe me urdhër të tij dhe miratimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit.
Më 8 nëntor, në orën 15:10 Sektori i DHTN Prizren, me asistim të Njësisë për Reagim të Shpejtë, është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarit.
Gjate kontrollimit nën kulm të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar: katër (4) paketime me substance të dyshuar për narkotike te llojit marihuanë me peshë rreth 5 kg e 260 gram.
Për rastin në fjalë, i dyshuari: A.G. viti i lindjes 1983, m/k/sh, me aktvendim të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda është dërguar në ndalim policor për 48 orë.