Në Prizren po restaurohen dy shtëpi të ndërtuara në shekullin XIX

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Samir Hoxha, që e udhëheq Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Dukagjini dhe familjes Muriqi në qytetin e Prizrenit.

Ai ka thënë se krahas historikut kjo shtëpi ka edhe një sërë vlerash ndërtimore dhe arkitektonike. “Shtëpia e familjes Dukagjini dhe Muriqi është ndërtuar në shek. XIX, ndërkohë që në periudha të ndryshme janë kryer ndërhyrje restauruese. Kjo ndërtesë është një ndër ndërtimet më tipike në tipologjitë e shtëpive tradicionale në qytetin e Prizrenit.”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, projekti i restaurimit është hartuar nga zyrtarë të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe po mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

“Hartimi i projektit restaurues për këtë shtëpi është një tjetër hap i rëndësishëm i politikave të Ministrisë së Kulturës për ndërhyrje restauruese në shumë assete të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, në kuadër të zbatimit të programit masat preventive intervenimet emergjente.”, ka shkruar Hoxha.

Të ngjashme