Sot, rreth orës 14:20 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, gjatë një patrullimi të bërë nga Njësiti Intervenues, jashtë perimetrit të murit rrethues është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike.
Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 51 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç, të cilat dyshohet se janë substancë narkotike, përcjell klankosova.tv.
”Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës se dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës”, kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Tutje thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.