Në Qershorin e Lirisë, Haradinaj përkujton heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroizmin e disa prej luftëtarëve më të zotë që ai ka njohur, gjatë përpjekjeve për liri e çlirim, e ata janë Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj.

Haradinaj tha se vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin dhe Atdheun.

“Sot, në Qershorin e Lirisë, kujtojmë heroizmin e disa prej luftëtarëve më të zotë që njoha gjatë përpjekjeve tona për liri e çlirim: Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj”, shkroi ish-kryeministri në Facebook.

“Burimi priu në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë, që të dy nga Gllogjani. Jetoni sypatrembur nga Malësia e Madhe, Enveri i shumë betejave e aksioneve luftarake nga Carrabregu”.

Po ashtu, kreu i AAK-së, kujtoi në katërvjetorin e vdekjes, edhe bashkëluftëtarin Zeqir Nimonaj.

“Në këtë ditë historike e plotë lavdi, po ashtu në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtoj bashkëluftëtarin Zeqir Nimonaj, njeri i dashur e shpirtmadh! Ëndrrat e tyre u jetësofshin!”.

Të ngjashme