Që nga ora 7:30 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) nuk ka ofruar shërbime për pacientët, raporton Ekonomia Online.
Greva e përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore të vendit në të tri nivelet ka filluar me moton “Presim pagat me ligjin e ri”.
Ukë Lushtaku tha se ka ardhur për të marrë vaksinë dhe është shërbyer pa problem.
Edhe, Bajram Mustafa, kishte ardhur të marrë vaksinën kundër gripit, shërbim i cili iu ofrua.
Kurse Përparim Kabashi, që kishe ardhur të marrë insulinë, nuk e morri atë ngase siç tha ai që katër muaj nuk ka pasur.
Sherif Makolli, kryetar i sindikatës se QKMF-së, Prishtinë, i tha Ekonomia Online në këtë qendër kanë ofruar shërbime, gjë që është e ndaluar nga këshilli grevistë.
“Pakënaqësitë e punëtorëve që janë shumë të mëdha na kanë detyruar që të hyjmë në grevë. Për vendimet e mëtutjeshëm është vendimi i Këshillit se çka do të bëhet më pas”.
“Ofrojmë vetëm shërbime emergjente. Janë dhënë edhe vaksina, këto janë shkelej që janë bërë nga kjo Qendër dhe do të merren masa koonform ligjit”.
Blerim Delija, nënkryetar i FShSK-së, i tha Ekonomia Online përmes telefonit se greva ka filluar në të gjitha institucionet shëndetësore dhe se të gjithë punëtorët i janë përgjigjur thirrjes për grevë.
Ai tha se greva do të vazhdojë deri në ora 15:00.
Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020.
Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia filluan grevë.