Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku është takuar sot me Drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiu dhe Drejtorin i QKUK-së Basri Lenjani.
Përmes një postimi në llogarinë në Facebook të Shoqatës, është njoftuar se në takim është diskutuar në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit, përmes një memorandumi, ku do të trajtohen çështjet me rëndësi, përfshirë në trajtimin e rasteve emergjente nga aksidentet e komunikacionit, lëndimet e lehta, etj.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku është pritur nga Drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu dhe Drejtori i QKUK-së Basri Lenjani.
Në takim është diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit nëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi ndërmjet palëve përmes të cilit do të trajtohen çështjet me rëndësi për të dyja palët, duke përfshirë por jo kufizuar në trajtimin e rasteve emergjente nga aksidentet e komunikacionit, lëndimet e lehta, monitorimi i proceseve të trajtimit mjekësor që ndërlidhen me siguruesit si dhe çështje të tjera të cilat do të paraqiten në këtë bashkëpunim.