Në QKUK do të kryhen operacione vetëm në rastet urgjente

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, ka njoftuar se ka pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe ka pezulluar operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.

Ky vendim, sipas këtij institucioni, vjen pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi i ri.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pesë raste me coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme