Në QKUK janë duke u trajtuar 30 raste me HIV/AIDS

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 16:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) momentalisht janë duke u trajtuar 30 raste të të sëmurëve të prekur me HIV/AIDS, prej tyre 26 meshkuj dhe 4 femra.

Hamdi Ramadani, shef i Klinikës Infektive, tha se në vitin 1986 është paraqitur rasti i parë, kurse nga kjo sëmundje deri sot janë identifikuar 111 raste, raporton Ekonomia Online

“…momentalisht klinika infektive universitare është duke i trajtua 30 raste të sëmurë me sëmundjen e HIV/AIDS të cilët bëjnë qoftë kontrolle ambulantore qoftë pranohen në spital për shkak të situatës të përkeqësuar ju e dini për infeksionet dytësore ose oportuniste të cilat janë fatale nëse nuk ju ndihmohet”.

Luan Jaha, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se kanë adaptuar një strategji kombëtare kundër kësaj sëmundje që do të implmentohet nga viti 2018 deri në vitin 2002.

“Mundem me ju bind se shëndetësia në këtë kontekst edhe lufta kundër HIV/AIDS është një ndër prioriteteve kryesore që ka shëndetësia në mandatin e saj, ndërsa në veçanti mund të ju informoj se ne kemi adaptua një strategji kombëtare të veprimeve për HIV dhe AIDS që ka implementimin prej vitit 2018 deri 2022 të cilat përfshijnë disa masa që përmblidhen për parandalimin e sëmundjes, që nënkuptojnë edukimin ma të mirë të popullatës për rreziqet dhe mënyrën e përcjellje së kësaj sëmundje”.

Ardita Tahirukaj, shefe e zyrës së OBSH-së në Kosovë, tha se programet e parandalimit kanë kontribuar në zvogëlimin e numrit të të infektuarve të rinj me virusin HIV, ku është shënuar një rënie prej 35% në incidencë që nga viti 2000.

“Kjo ditë është bërë një nga ditët më të njohura të shëndetit dhe ditë kyçe për të rritur ndërgjegjësimin për të përkujtuar ata që nuk jetojnë më sipas e vdekjes nga kjo sëmundje për të festuar edhe fitoret siç është rritja e qasjes në shërbimet e trajtimit dhe në ato të parandalimit. Programet e parandalimit në botë kanë arritur të zvogëlojnë incidencën krahasuar me vitin 2000 diku rreth 35 për qind, poashtu edhe zgjerimi i terapisë me antiretroviral ka kontribuar që numri i vdekjeve nga AIDS të reduktohet diku për 45 për qind”.

“Mirëpo në rajonin evropian për fat të keq nuk është një situatë e tillë, është i vetmi rajon në botë që po shënon rritje të infeksioneve të reja me HIV dhe është vazhdimisht në rritje me përmasa alarmante. Poashtu këtë vit janë regjistruar numri më i madh i rasteve me infeksion fiku rreth 160 mijë, 80 për qind vijnë nga regjioni i Evropës lindore”.

Murat Mehmeti, pasi ka paraqitur shkaqet e kësaj sëmudje e trajtimin e saj ka thënë se trajtimi i  sëmundje ka një kosto të shtrenjtë megjithatë masa kryesore është mbrojtja apo edukimi i popullatës”.

Për herë të parë Dita Botërore e HIV/AIDS është shënuar në vitin 1988. HIV vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme globale për shëndetin publik, duke marrë më shumë se 35 milionë jetë deri më tani. Në fund të vitit 2016: Numri i të infektuarve me HIV në botë ka qene rreth 36.7 milionë prej tyre femra 17.8 milionë.

Të ngjashme