Ekonomia Online
FUNDIT

Në QKUK ndalen operacionet “jourgjente”, pas rasteve të vdekjeve

Në QKUK ndalen operacionet “jourgjente”, pas rasteve të vdekjeve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se që nga dita e enjte janë pezulluar përkohësisht operacionet e planifikuara, jo urgjente. “Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë duke u kryer  në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion”, thuhet në njoftimin e dërguar medieve. Njoftimi i plotë i QKUK-së: Qendra Klinike Universitare […]

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se që nga dita e enjte janë pezulluar përkohësisht operacionet e planifikuara, jo urgjente.

“Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë duke u kryer  në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion”, thuhet në njoftimin e dërguar medieve.

Njoftimi i plotë i QKUK-së:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin  publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë,  Klinikën e ORL-së dhe  Klinikën e Oftalmologjisë.

Ndërkohë, nga dita e enjte,  përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.  

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik  janë operuar në sallat e Klinikës  Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion. 

Nga  dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste  të vdekjeve  ndodhura pas operacionit. 

Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura  për  ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.

QKUK,  kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

Të ngjashme