Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se sonte do të fillon numërimi i fletëvotimeve të aprovuara të diasporës, raporton Ekonomia Online.
“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, tha Elezi.
Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendsoje sa i përket 1806 kutive me vota të ardhura nga diaspora.
Aty shkruhet se miratohet si e bazuar ankesa e VV që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa derisa, detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pako me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.