Rahovec, më 31 dhjetor përfundon afati i pagesës së tatimit në pronë

Rahovec | 29 Dhj 2016 | 08:57 | Nga

Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Zyra e Tatimit në Pronë, ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit e komunës së Rahovecit se afati ligjor për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë përfundon me datën 31 dhjetor 2016.

Sipas këtij njoftimi nëse banorët e kësaj ane deri me këtë datë e paguajnë tatimin në pronë për vitin 2016, do t’iu shmangen dënimit prej 10% të obligimit tatimor dhe kamatës prej 1%, e cila llogaritet në baza mujore.

Ata kanë inkurajuar tatimpaguesit që të vizitojnë zyrën e tatimit në pronë, ku mund të njoftohen me obligimet e tyre tatimore dhe ju sugjerojnë që t’i kryejnë obligimet tatimore.

Në rast të mos kryerjes së këtyre obligimeve deri në fund të këtij viti, Zyra e Tatimit në Pronë ka njoftuar se në mënyrë automatike do të bëhet llogaritja e dënimit dhe kamatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme