Një paciente e cila është duke u trajtuar nga kanceri është ankuar në kallxo.com se në Repartin e Onkologjisë janë duke munguar disa medikamente që përdoren për trajtimin e kancerit.
Zoladek dhe Anastrazol janë medikamentet të cilat do të mungojnë në Repartin e Onkologjisë deri më 30 maj.
Drejtori i Repartit të Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thënë se me këto medikamente do të furnizohen edhe 5 ditë.
“Anastrazol dhe Zoladek vijnë me 30 maj sipas Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Hyseni.
Anastrazol është medikament i cili përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit kurse Zoladeku përdoret për trajtimin e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.