Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen, ka dhënë dorëheqje pasi u zbulua se Parlamenti ka paguar shpenzimet për banesë në Oslo, edhe pse ajo me vite posedon shtëpi me bashkëshortin e saj në afërsi të kryeqytetit.
Hansen (48) deklaroi për televizionin norvegjez NRK se mendon se është e paqëndrueshme që Parlamenti të ketë një kryetar që është nën hetim të policisë.
Megjithatë, ajo është paraqitur se jeton në Tromso, për çka ka të drejtë të shfrytëzojë banesë në kryeqytet, me shpenzime që i paguan Parlamenti.
Hansen thotë se gabimisht i ka interpretuar rregullat, që duket se u ka ndodhur edhe disa politikanëve të tjerë norvegjezë.
Por ne Parlamentin e Kosovës, (jo vetëm në këtë legjislaturë) ka shumë deputetë që marrin kompensim në emër të udhëtimit nga vendlindja e tyre, kurse ne realitet kanë shtëpitë e veta ne Prishtinë, ku dhe jetojnë me familjet e tyre.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, pos rrogës bazë mujore 1547 euro, merr edhe 240 euro kompensim mujor për seanca, 160 euro per mbledhje të komisioneve, pastaj edhe kompensimi per udhëtime (që janë më tepër manipulim), mbushje telefoni, ushqim…
Andaj mundesia me e mire eshte qe me Rregulloren e re qe eshte ne perfundim e siper te nderpriten keto benefite shtese per parlamentaret tane, te cilet, kur eshte ne pytje interesi i tyre personal bëhen nje dhe nuk luftojne e pengojne abuzimet ne dem te vendit, por heshtin e ne foltore jo rralle na mbajne ligjerata kinse jane per shtet ligjor e luftim te keqeperdorimeve.
Por e keqja edhe me e madhe eshte se perkunder gjithe ketyre pagave, rezultatet jane dekurajuese.