Në Rugovë bizneset ndërpresin punën, shkak rrugët e pakalueshme

Pejë | 17 Jan 2017 | 10:10 | Nga

Numri i turistëve në trevën e Rugovës, sidomos tashti gjatë dimrit me plot dëborë, po shënon rritje çdo ditë e më shumë.

Vetëm gjatë kësaj të diele është shënuar numër shumë i madh i turistëve që kanë kaluar vikendin në Rugovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sidomos fshati Bogë ka qenë i “bllokuar” nga numri i madh i turistëve. Sipas burimeve të policisë që kanë qenë në terren të dielën, thuhet se vetëm në këtë fshat dhe përgjatë rrugës së fshatit kanë qenë së paku një mijë automjete.

Këtë numër të turistëve e kanë ëndërr fshatrat e tjera të Rugovës, në disa prej të cilave për shkak të rrugëve të papastruara nga bora, bizneset qëndrojnë të mbyllura që nga pasfestat e fundvitit, kur ka reshur bora e parë.

Njëri prej tyre është edhe biznesi i Safet Nikçit në fshatin Reka e Allagës. “Prej vitit të ri e kam biznesin e mbyllur, për shkak të pamundësisë që turistët të ngjiten lart në fshat për shkak të rrugës së pakalueshme nga bora.

Rrugët e fshatrave janë kompetencë e Komunës, e cila sipas menaxherit të Zyrës së prokurimit, Xhemë Berisha, ka kontraktuar operatorin për “mirëmbajte” të atyre rrugëve gjatë dimrit, ndërsa rruga kryesore pastrohet nga operatori i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila është përgjegjëse për rrugën nga Peja deri në Bogë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme